Flash

Video/ Iluzionon në pjesën e parë, Kukësi shthuret në 45 minuta

Lapsi.al 11 July 2019
Video/ Iluzionon në pjesën e parë, Kukësi shthuret në

Më keq nuk mund të shkonte transferta me Debrecen për Kukësin, që ishte larg nga të qenit rival për hungarezët në raundin e parë të Europa League, edhe pse duhet thënë se në pjesën e parë Blutë u dukën skuadra më e mirë në fushë. E pabesueshme si gjithcka e ndërtuar nga formacioni i Gjokës, shkatërrohet me rifillimin e lojës në një disfatë 3-0 që e bën kthimin pothuaj një formalitet.

Rama e Rroca ishin protagonistët e një skuadre që u duk se kishte shumë për të dhënë, edhe me një Shkurtaj në hije. Pas frikës së minutave të para, kuksianët rritën lojën, duke e vënë tek litarët Debrecen, që shpëtoi vetëm nga nxitimi i Ramës apo mungesa e fatit të Rrocës, që në të 25 e stampoi topin në shtyllë. Kukësi vertikalizoi, funksionoi me krahë, mbrojti në grup...vetëm 45 minuta.

I gjithë rrëzimi filloi me hyrjen e Garba, që ndryshoi rrjedhën e lojës 9 minuta pas rinisjes së lojës, me një gol krejtësisht fatlum, por që ndikoi mendjen dhe këmbët e kuksianëve, që reshtën së luajturi, të qeni skuadër dhe u lëkundën në mëshirën e goditjeve të hungarezëve. Dy gola të Varga i dhanë përmasa humbjes së Bluve, duke e bërë kualifikimin një mirazh. Në minutën e 77 përgjegjësia është e të gjithë prapavijës së kapur në befasi nga shpejtësia e Trujic, që nxorri jashtë loje edhe Frashërin me pasin në qerndër për sulmuesin, që pasi shënoi golin më të thjeshtë, përmirësoi performancën me një silurë nga distanca, befasuese për Frashërin, jo i pakapshëm 7 minuta nga fundi.

Tani, misioni në kthim është gati nga ata të pamundurit. Tre gola kundër Debrecen është vështirë ti mendojë edhe më fanatiku ndër tifozët kuksianë, për më tepër që nuk duhet pësuar asnjë. Gjoka e ka të qartë se shkon drejt një eleminimi, në një aventurë europiane që nuk shkoi aspak si duhej...

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI