Flash

Video/ Ventspils entuziazmohet nga shqiptarët: 3-0 Teutës, një hap larg eleminimit

Lapsi.al 11 July 2019
Video/ Ventspils entuziazmohet nga shqiptarët: 3-0 Teutës, një

5-0 me të cilën një vit më parë Ventspils mposhti Luftëtarin në Letoni, po në raundin e parë të Europa League, u duk sikur po përsëritej, për golin e shpejtë që në minutën e 5 të Sergiychuk e për 3-0 final me të cilin letonezët hedhin hapin drejt kualifikimit. Dëshira për të shkuar përpara, e durrsakëve, mbeti vetëm dëshirë sepse cdo gjë u duk në favor të Ventspils, që sic duket ekzaltohet përballë skuadrave shqiptare. Shkëmbi nuk ka mundur dot ti japë soliditet një skuadrë të ndryshuar, në krahasim me atë që mbylli sezonin e kaluar. Blerjet e Teutës nuk u futën praktikisht në lojë dhe me 3-0 edhe teknikut i lëkundet pankina.

Në minutën e 5' Sergiychuk ka mposhtur Hidin, në mundësinë e parë të vërtetë të ndeshjes, duke kurorëzuar idenë për tia bërë Teutës ndeshjen në ngjitje që në fillim. Njësoj si një vit më parë, kur edhe kundër gjirokastritëve kryesonin 1-0 në minutat e para. Teuta u godit dhe e pati të vështirë të organizohet, por të paktën u kujdes të mos dilte me dëme të tjera nga momenti i euforisë vendase.

Por letonezët kishin superioritet dhe në minutën e 77' Ulimbasevs bëri 2-0, duke i dhënë dëshpërim moral bregdetarëve, që tronditen, nuk arrijnë të ruajnë qetësinë dhe ndëshkohen ndoshta me golin vendimtar dy minuta nga fundit kur Tosin shënon edhe golin e tretë. Edhe pa të për Teutën do të kishte qenë e vështirë të përmbyste situatën në Niko Dovana, por tani me detyrimin e 3 golave për ta cuar në shtesë, shanset duken të vendosura, edhe pse jo matematikisht...

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI