Flash

Rekordi Abreu: 29 skuadra në 11 shtete, "Loco" me valixhet në dorë

Lapsi.al 11 July 2019
Rekordi Abreu: 29 skuadra në 11 shtete, "Loco" me valixhet

Ndalesa e shkurtër për të bërë trajnerin tek Santa Tecla (në El Salvador) ishte vetëm iluzion. Edhe pse disa, me shumë mundësi, kanë menduar se uruguajani do ti thoshte lamtumirë përfundimisht futbollit të luajtur. Por Sebastian Abreu nuk është gati akoma për tu ulur në pankinë e për ta vëzhguar nga distanca një ndeshje futbolli. Në moshën 42 vjecare sulmuesi ka ende dëshirë të provohet në artin që do të bëjë më mirë: të shënojë gola. E kështu, përgatitet për një aventurë të re me Boston River (në divizionin e parë uruguajan), sipas asaj që zbulon El País. Rekordi rritet bashkë me të: kjo është fanella e 29 që vesh në karrierë.

Nofkës "El Loco" mund ti shtohet fare mirë edhe ajo e koleksionistit të fanellave: dy vjet më parë me kalimin e tij tek Audax Italiano hyri në rekordet Guinness, dhe ishte “vetëm” fanella e 26. Abreu ka xhiruar botën, duke u rritur profesionalisht në Defensor Sporting e duke luajtur në Uruguay, Argjentinë, Spanjë, Brazil, Meksikë, Izrael, Greqi, Ekuador, Paraguay, El Salvador e Kili: në Puerto Montt ishte edhe golashënuesi i serisë B kilene. E për shumë kohë edhe një pikë fikse e përfaqësueses uruguajane: në Botërorin 2010 shënoi penalltinë decizive kundër Ghana me një panenka që hyri në histori.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI