Flash

Katër sulmues në fushë dhe sfidë titullit: Mema nis sezonin me ambicje

Lapsi.al 11 July 2019
Katër sulmues në fushë dhe sfidë titullit: Mema nis sezonin

Tirana ka nisur përgatitjet për sezonin e ri, me synimin e qartë ti kthejë skuadrës statusin e dikurshëm, duke lënë pas hijet e frikërat viteve të fundit. Për ta bërë këtë, bardheblutë kanë lëvizur shpejt në merkato, duke u bërë klubi më aktiv, mjafton të përmendësh prezantimin e tre lojtarëve të rinj, ku spikati Ismael Dunga nga Luftëtari, në ditën e parë të grumbullimit. E megjithatë, Ardian Mema i ka ende sytë nga merkato, në hyrje e në dalje: “Është një listë paraprake dhe nuk ka asgjë përfundimtare – shpjegoi Mema -. Pra, lista nuk është përfundimtare. Do të shohim në ditët në vazhdim se si do të zhvillohen ngjarjet. Mund të afrohen lojtarë të rinj, por edhe mund të largohet dikush që nuk do të jetë në planet e mia”.

Tekniku ka marrë përsipër një detyrë moderne, me angazhimin direkt në menaxhimin e lojtarëve, dicka e përafërt me stilin anglez, sigurisht me konsultën edhe të njerëzve të besuar dhe aprovimin e presidentit Refik Halili. Dunga dhe pritja e Micheal Ngo’o e kthejnë domosdoshmëri lojën me dy qendra, duke qenë se askush nuk ka ardhur për pankinën. E po të shtosh këtu edhe Torassa e Kale, linja ofensive bëhet e ngarkuar, për dy mesfushorë që duhet të përballojë katër lojtarë sulmi. Mema e ka një zgjidhje edhe për këtë rast… “Varet se si do të zhvillohen ndeshjet. Duhet të përgatisim ndeshjet në fillim. Mund të luajmë me dy sulmues, por mund të luajmë edhe me një sulmues, siç kemi bërë gjithmonë. Vend ka për të gjithë dhe shpresoj që të ketë rivalitet në këtë mes dhe jo preference”.

31 korriku është frikësuesi më i madh për Tiranën, me afatin e fundit të përcaktuar nga Komisioni i Liçensimeve për të konfirmuar prezantimin në kampionat dhe kundërshtari i parë që bardheblutë duhet të kalojë. Mema megjithatë në këtë prizëm është i qetë dhe ka marrë garancitë e duhura nga presidenca… “Nga bisedat që kam bërë me presidentin , di që Tirana ka paguar një pjesë të mirë të lekëve dhe nuk ka asnjë rrezik që të mos marrë pjesë në kampionat” . Natyrisht ajo që ndodhi në kampionatin e kaluar nuk mendohet më tek bardheblutë. Mema e ka të qartë dhe kjo i shkon për shtat edhe filozofisë së tij, me mentalitetin e fituesit. Tekniku nuk vë limite dhe sheh drejt dy objektivave të mëdha sezonale… Kjo do të shihet gradualisht – tregoi Mema – por Tirana do të luftojë për kampionatin apo Kupën, kjo është e sigurtë”.

Tirana ka ndryshuar praktikisht gjithë vijën e parë të sulmit me ardhjen e Torassa, Kale e Dunga, ndërsa në mesfushë reparti do të ndërtohet rreth Bathës. Për mbrojtjen është prenotuar Osmani dhe prezantuar 22 vjecari Kariqi. Në portë ardhja e Bakajt dhe të riut Qirko e ka cuar në katër numrin e portierëve bardheblu…

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI