Flash

FOTO/ Tirana prezanton Dungën në ditën e grumbullimit: kontratë dy vjeçare për kenianin

Lapsi.al 10 July 2019
FOTO/ Tirana prezanton Dungën në ditën e grumbullimit:

Tirana mund ta konsiderojë të mbyllur cështjen e sulmit e mesfushës dhe është futur e gjitha në punë për përforcimin e mbrojtjes, për ti garantuar teknikut Ardian Mema një organikë në gjendje të luftojë për objektivë të rëndësishëm. Pikërisht në ditën e grumbullimit, bardheblutë i kanë bërë gjërat si duhet, duke prezantuar edhe sulmuesin e dytë që do ti bashkohet Micheal Ngo'o në vijën e parë të sulmit: bëhet fjalë për Ismael Dunga.

Akordi i lojtarit kenian me kryeqytetasit ishte lajmëruar, por vetëm tani Tirana ka zyrtarizuar transferimin e autorit të 10 golave në sezonin e kaluar me Luftëtarin. Sulmuesi ishte kërkuar edhe nga Kukësi, si zëvendësues për Reginaldo, por sic duket 24 herë kampionët nuk e kanë humbur joshjen e fanellës në Superiore. Jamin e ka konfirmuar vetë klubi në faqen zyrtare në rrjetet sociale...

KOMUNIKATA E KLUBIT

✍️ Ismael Dunga eshte zyrtarisht bardheblu. Sulmuesi 26-vjecar ka firmosur kontraten qe e ben pjese te Tiranes per dy vitet e ardhshme.

➡️ Dunga ka perfunduar kontraten me klubin e Luftetarit dhe ka zyrtarizuar sot marreveshjen bardheblu. Futbollisti nga Kenia, autori i 10 golave ne sezonin e fundit me Luftetarin, vjen si nje perforcim me vlera per sulmin e Tiranes.

#welcomeDunga

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI