Flash

Erdogan uron Putin për ditëlindje

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, zhvilloi sot një bisedë telefonike me Presidentin rus, Vladimir Putin, me rastin e 74-vjetorit të lindjes...

18:23

Ancelotti, çfarë goditje Icardi: "Nuk do e ndërroja kurrë me Insigne. Numri 10 për James? Vetëm të vijë"

Lapsi.al 10 July 2019
Ancelotti, çfarë goditje Icardi: "Nuk do e ndërroja

Nuk merret me premtime, por sidoqoftë është aq i aftë sa të mbajë lart moralin e tifozëve. Carlo Ancelotti është gati për një tjetër vit në pankinën e Napoli e në Dimaro, ku të kaltrit janë grumbulluar ka folur për merkaton, pika delikate për tifozët napoletanë që e kanë kontestuar gjithnjë. Tratativa për të veshur me të kaltër James Rodriguez është ajo që entuziazmon tifozët, por që duhet të përballet edhe me një situatë...cështje numri: "Unë shpresoj të vijë, e njoh mirë dhe e di se mund të luajë në të gjitha pozicionet e mesfushës. Eshtë i adaptueshëm, pozicionimi i tij nuk është problem. Numri 10? E rëndësishme është të veshë fanellën e kaltër, numri nuk ka rëndësi. Na duhet kohë e durim".

Edhe në sulm Napoli mund të bëjë dicka që tifozët të ëndërrojnë, por mes emrave që qarkullojnë janë Lozano e Icardi: "Nuk do ta bëjë kurrë ndërrimin Insigne-Icardi - ka shpjeguar Ancelotti -. Lorenzo është kapiteni i Napoli e jemi të gjithë të lumtur që është me ne. Icardi e Lozano, janë dy lojtarë të ndryshëm: një është finalizues, qendërsulmues; tjetri është më modern e mund të luajë në të gjitha pozicionet".

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI