Flash

Erdogan uron Putin për ditëlindje

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, zhvilloi sot një bisedë telefonike me Presidentin rus, Vladimir Putin, me rastin e 74-vjetorit të lindjes...

18:23

Barella shkruan historinë e Inter, arrin Vieri dhe kalon Crespo

Lapsi.al 9 July 2019
Barella shkruan historinë e Inter, arrin Vieri dhe kalon Crespo

Nicolo Barella "i boshatis" arkën Inter. Mbërritja e mesfushorit të Cagliari është gjithmonë e më afër realizimit dhe 22 vjeçari është vetëm një hap larg për t'u bërë blerja më e shtrenjtë në historinë e Inter, duke barazuar në klasifikimin special Bobo Vieri.

Duhet të arrijë në 45 milionë euro: për tymin e bardhë duhet ende mirëkuptimi për hollësitë e transferimit. Marotta dhe Ausilio kanë propozuar një hua me një shifër midis 10-12 milionësh dhe një lirim të detyruar pas një viti që t'i garantojë Cagliari 40 milionë (pra 28 ose 30 milionë), përveç një bonusi prej 5 milionë euro.

Një shifër jashtëzakonshme, që në historinë e tij, Inter e ka paguar vetëm për Bobo Vieri, në verën e vitit 1999, kur Massimo Moratti derdhi plot 90 miliardë lireta të vjetra në arkat e Lazio. Ishte një tjetër merkato dhe krahasimi euro-lira është gjihtmonë i vështirë, por "barazimi" i Barella mbetet një rezultat shumë i rëndësishëm. Në top 10-en e blerjeve zikaltër ka shumë emra që kanë lënë gjurmë në historinë e klubit, por ka edhe dështime të bujshme. Në podium së bashku me Barella dhe Vieri, janë Joao Mario dhe Crespo. Portugezi, i paguar 40 milionë tri vjet më parë, pas një Europiani në nivel maksimal, ndodhet në tërheqje stërvitore në Lugano, por vështirë se mund të qëndrojë zikaltër; argjentinasi, i marrë nga Lazio për 36 milionë euro në verën e 2002, ka shënuar 45 gola në 116 ndeshje. Në vendin e katërt është Geoffrey Kondogbisa, që iu "vodh" Milan në verën e 2015: u ble për 31 milionë, por kurrë nuk bindi. Ashtu si Ricardo Quaresma: i kërkuar me çdo kusht nga Mourinho në 2009, u pagua për 24.6 milionë dhe tek Inter nuk ka lënë gjurmë (32 prezenca dhe një gol).

Në listën e lojtarëve më të shtrenjtë që kanë ardhur tek Inter janë edhe shumë emra të bujshëm: Francesco Toldo (27.5 mln), Diego Milio (25 mln), Zlatan Ibrahimoviç (24.8 mln). Po Ronaldo? Fenomeni iu bashkua zikaltërve në 1997 nga Barcelona, të cilës Moratti i pagoi klauzolën prej 48 miliardë liretash, të cilave iu shtua nga FIFA një kompensim prej 3 miliardë të tjera: në total 26.3 milionë euro, shifër që nëse merret në konsideratë inflacioni do të ishte me siguri më e lartë. Megjithatë, Ronaldo është vetëm blerja e shtatë më e shtrenjtë e Inter.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI