Flash

Erdogan uron Putin për ditëlindje

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, zhvilloi sot një bisedë telefonike me Presidentin rus, Vladimir Putin, me rastin e 74-vjetorit të lindjes...

18:23

Provokimi i Hinteregger: të grumbullimin e Augsburg me çantën e... Eintracht

Lapsi.al 9 July 2019
Provokimi i Hinteregger: të grumbullimin e Augsburg me çantën

Nuk do, por duhet. E i bën gjërat sipas mënyrës së tij. Martin Hinteregger dje është prezantuar në stërvitjen e parë të sezonit tëAugsburg, edhe pse është në qendër të tratativave të ndryshme të merkatos (e kërkon Eintracht Frankfurt, me të cilët ka luajtur nga janari e në vazhdim, Crystal Palace e Lazio). Lojtari e kishte shprehur më shumë me fakte se me fjalë dëshirën për të qendruar tek Eintracht: kërkoi e gjeti shtëpi në Frankfurt, edhe pse provokimin më spektakolar e kishte lënë për ditën e parë të grumbullimit: i është përgjigjur thirrjes së klubit bavarez, por është prezantuar në stërvitje me cantën e Eintracht. Vështirë se bëhet fjalë për ngatërresë.

Në vetëm 6 muaj Hinteregger krijoi një lidhje të fortë me tifozët e Eintracht: me hashtag #HintiArmy publikohen poezi e këngë për të. Lotët me të cilët Martin priti eleminimin me penallti në gjysëmfinale të Europa League kundër Chelsea e bënë edhe më të fortë lidhjen. Në javët e kaluara Eintracht ka prezantuar një ofertë për Augsburg për të blerë përfundimisht lojtarin, por klubi bavarez, duke marrë një propozim më të lartë nga Crystal Palace, vendosi ta refuzojë. Tani që Martin u prezantua në stërvitjen e Augsburg me cantën e Eintracht, tifozët e Frankfurte kanë nisur një hashtag të ri: #FreeHinti.

Në të kaluarën Hinteregger ishte bërë protagonist me disa deklarata të cuditshme. Austriaku, i lindur pak kilometra nga Salsburgu, ka luajtur për vite në klubin e kontrolluar nga Red Bull, e zgjodhi të kalonte tek Augsburg, përpara Lejpzig që në vitet e fundit i kishte marrë lojtarët më të mirë skuadrës së qytetit të tij: "Jam nga Salsburgu e urrej Lejpzig për mënyrën si shkatërron klubin tonë", tha ai. E kuptueshme përgjigja e Oliver Mintzlaff, administrator i deleguar i Lejpzig: "Janë vetëm fraza populiste, thënë për të fituar mirëkuptim".

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI