Flash

Erdogan uron Putin për ditëlindje

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, zhvilloi sot një bisedë telefonike me Presidentin rus, Vladimir Putin, me rastin e 74-vjetorit të lindjes...

18:23

Champions/ "Trashi e Hoxha 1/2 e skuadrës, duhet të luajmë si Interi i Mourinho": ish-mbrojtësi tregon si e merr rezultatin Partizani

Lapsi.al 10 July 2019
Champions/ "Trashi e Hoxha 1/2 e skuadrës, duhet të luajmë

Partizani pas pak orësh do të zbresë në fushë për debutimin në Champions kundër Qarabag, në raundin e parë të kompeticionit më të rëndësishëm kontinental. Të kuqtë duhet të bëjnë llogaritë me një situatë jo të mirë brenda dhomave të zhveshjes e me një kundërshtar me një buxhet shumë herë më të lartë. E megjithatë tek Partizani të gjithë vëmendjen e ka marrë cështja Trashi, me polivalentin që po shkon drejt pankinës. Gabim, për mendimin e ish-mbrojtësit, Shahin Berberi, që ka saktësuar se kjo tregon mungesë administrimi nga ana e teknikut Lerda dhe drejtuesve: "Lojtarë me probleme karakteriale, apo të rrambyer ka patur e do të ketë gjithnjë - shpjegoi shtatlarti -. Por duhet patur parasysh, se për ndeshje si këto, lojtarë si Trashi janë të domosdoshëm. Vetëm ai e Hoxha janë 1/2 e skuadrës, ndaj dhe nëse sic duket gjasat e nis nga pankina si penalizim, gjërat bëhen të vështira".

Berberi, që kujton edhe golin e anulluar në sfidën e fundit të luajtur prej tij në Kupën Uefa, kundër rumunëve të Universitatea Craiova nga francezi Vutro, e ka të qartë si mund të merret rezultat kundër azerëve: "Kemi një problem mentaliteti - vazhdoi ish-mbrojtësi -, kur na jepen hapësira nga kundërshtari, mundohemi të bëjmë atë që nuk e bëjmë dot. Rezultati, pësojmë rregullisht dhe humbasim. Por nëse mbrohemi mirë, qoftë edhe për 0-0 në ndeshjen e parë, në të dytën një gol i Partizanit e komplikon punën për Qarabag. Vetëm me mbrojtje të fortë mund të marrim rezultat, si bëri Interi i tripletës me Mourinho. Të kuqtë kanë gabuar me largimin e Atanda e Rexhepit, lëvizjet duhet ti bënin pas Kupës".

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI