Flash

Erdogan uron Putin për ditëlindje

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, zhvilloi sot një bisedë telefonike me Presidentin rus, Vladimir Putin, me rastin e 74-vjetorit të lindjes...

18:23

Hazard është mbipeshë, AS modifikon foton: fytyrën e belgut e vendos … mbi trupin e Benzema!

Lapsi.al 10 July 2019
Hazard është mbipeshë, AS modifikon foton: fytyrën e belgut
“Shih Madridin e pastaj… shëndoshesh”. Sipas asaj që lexohet në rrjetet sociale, tifozët e Blancos kanë vënë re që gjendja fizike e blerjes së re Eden Hazard nuk është tamam ajo më e mira. Edhe e kuptueshme me Hazard që ka dashur të festojë me mënyrën e duhur realizimin e ëndërrës për të luajtur me Real Madrid. Vetëm se zgjidhje ka gjithnjë, mjafton ta kërkosh. Në fotot ‘live’, ato në të cilat belgu vesh uniformën e stërvitjes, vihet re një Hazard pak i fryrë, por në teori, nuk është asgjë për tu shqetësuar. Shumë lojtarë, gjatë verës lëshohen pak, por profesionistët, kur rinisin stërvitjen rekuperojnë formën në kohë rekord. Për Hazard ka qenë gjithnjë kështu, aq sa anglezët e quanin “dad-body”, për një që nuk është ideali i të palestruarit. Tifozët nuk kanë bërë zhurmë për pak kilogramë më shumë, por për manovrën e medias spanjolle, që … fshehën provat me një tentativë pa sukses. Shtypi në fakt ka publikuar fotot e modifikuara të sulmuesit, por që janë zbuluar nga sytë e kujdesshëm të tifozëve. Në kopertinën e As, dallohet një Eden Hazard në formë të shkëlqyer me elektrodat mjekësore të vendosura në trup. Sigurisht gjatë vizitave mjekësore. Duhet të jetë ai, ka edhe tatuazhin në krah. Por jo. Tatuazhi është riprodhuar me një editor imazhi mbi krahun e … Karim Benzema. Në Tëitter qarkullon një foto e francezit në pozim identik, me të njëjtat parregullsi. Pra, është e qartë se ai trup është i francezit dhe fytyra e Eden Hazard që e kanë vendosur sipër. E komentet nuk kanë vonuar: “Kemi paguar 100 milionë për një Hazard trashaluq?”. Kështu, sepse kilogramët e tepërt në Madrid janë gjithnjë argument polemikash!

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI