Flash

Tallje nga qielli: në stërvitjen e Manchester United, një avion i bën të tërbohen…

Lapsi.al 11 July 2019
Tallje nga qielli: në stërvitjen e Manchester United, një avion i

Sikur të mos mjaftonin polemikat e lidhura me Paul Pogba e dëshirën e Romelo Lukaku për të ndryshuar ambjent, tek Manchester United duheshin edhe …tifozët e Liverpool. Për ta bërë të paharrueshëm turneun australian të Red Devils, mendojnë rivalët e përjetshëm, që edhe me skuadrën e Solskjaer në anën tjetër të botës, nuk e kanë humbur rastin për një pickim. Në fund të fundit, Reds kanë të gjithë të drejtën e botës për ta bërë: në Old Trafford gjëfrat nuk shkojnë fare mirë, ndërsa fitorja në Champions League ndërpreu serinë e dështimeve të Liverpool. E natyrisht këtë kishin dëshirë tia kujtonin United.

Sipas The Sun, gjatë stërvitjes së Red Devils në Perth mbi fushë ka fluturuar një aeroplan i vogël, që ka tërhequr menjëherë vëmendjen. Mjeti, nga ato që përdoren për publicitet, kishte të shkruar një slogan krejt tjetër nga një reklamë.... ishte tallje e pastër. “LIVERPOOL FC – 6x European Champions!”, sa për ti vënë United gishtin mbi plagë. Një shaka që ideatorit duhet ti ketë kushtuar mjaftueshëm. Sipas Sportbible, të marrësh me qera një avion të tillë në Australi kushton mbi 1000 dollarë. Po për të ndjerë kënaqësinë duke parë tërbimin e rivalëve, vlen kaq e më tepër.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI