Flash

Fiorentina i mbyll portat Juventus: "Chiesa qendron me ne"

Lapsi.al 12 July 2019
Fiorentina i mbyll portat Juventus: "Chiesa qendron me ne"

"Chiesa qendron në Firence, pa diskutim. Pikë. Mezi pres ta takoj në Shtetet e Bashkuara të amerikës". Joe Barone, krahu i djathtë i Rocco Commisso, konfirmon në një intervistë për Gazzetta dello Sport linjën e shoqërisë: sulmuesi nuk lëviz nga Fiorentina. Pavarësisht presionit të Juventus e një akordi të lajmëruar verbal mes lojtarit e bardhezinjve, Fiorentina është treguar e vendosur, duke i mbyllur derën në fytyrë kampionëve të Italisë, për të shmangur një rast të dytë Bernardeschi.

Pronarët amerikanë nuk duan të privohen nga Chiesa e sipas Corriere dello Sport, 21vjecari (kontrata në skadencë në 2022) do të qendrojë edhe një vit në Artemio Franchi, pavarësisht se ka një akord të shkruar me bardhezinjtë, përpara ndryshimit të presidencës së Fiorentinës, mbi bazën e një pagesë 4,5-5 milionë euro në sezon. Lojtari e ka bërë zgjedhjen e tij, por vështirë se Fiorentina do ti plotësojë dëshirën. Vendimtar takimi në amerikë (ku skuadra e Montella do të marrë pjesë në International Champions Cup), ku Commisso do të ngrejë bllokadën e tij.

Pronari i Viola ka synim të forcojë organikën për ti dhënë mundësinë Chiesa të shprehet në maksimum sezonin e ardhshëm, që të con në Europian e do tia komunikojë sulmuesit. Ndoshta mund të mos mjaftojë për ta bindur: rreziku i një 'telenovele merkato', është po aq evident.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI