Flash

Çfarë po ndodh tek Real Madrid: Zidane largohet nga grumbullimi në Kanada

Lapsi.al 12 July 2019
Çfarë po ndodh tek Real Madrid: Zidane largohet nga grumbullimi
Me një komunikatë zyrtare në profilet e tyre në rrjetet sociale, Real Madrid lajmëron se tekniku, Zinedine Zidane, është larguar nga grumbullimi i blancos në Kanada (në Montreal) për "motive personale". Një njoftim i thjeshtë, pak fjalë që rrisin shqetësimin e dyshimet në lidhje me motivet reale që kanë detyruar teknikun francez të kthehet në shtëpi. "Tekniku ynë, Zinedine Zidane, do të mungojë - lexohet në komunikatën e Real - në fushën e stërvitjes për përgatitjet në Montreal për motive personale. Deri në kthimin e tij, seancat e stërvitjes do të udhëhiqen nga zëvendëstrajneri, David Bettoni". Për momentin klubi spanjoll nuk ka dhënë sqarime të tjera zyrtare, por sipas ndërtimit të parë të fakteve, nga zërat që qarkullojnë në Spanjë, duket se francezi mund të kthehet të drejtojë merengues në Kanada në harkun e pak ditëve, me shumë mundësi përpara ndeshjes inauguruese të sezonit për ICC kundër Bayern Munchen në program në mbrëmjen mes të shtunës 20 e të dielës 21 korrik në Houston (Texas).

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI