Flash

"Dua t'ia thyej turinjtë": luftëtari i rrugës, Masvidal, kërcënon McGregor

Lapsi.al 12 July 2019
"Dua t'ia thyej turinjtë": luftëtari i rrugës,

Njeriu i momentit në Mma është sigurisht Jorge Masvidal. Ish-boksieri i rrugëve të Miami, me origjinë kubane e peruane, me një pamje prej pirati e batutën gjithnjë gati, në më pak se katër muaj ka mposhtur fillimisht “gorillën” Darren Till e pastaj i dha Ben Askren humbjen më të shpejtë në historinë e UFC: në shenjën e arbitrit i dha një goditje me gju në fytyrë, duke e shtrirë përtokë në 5 sekonda. Pas dy arritjeve të tilla është normaletë kërkosh një shans për titull.

Problemi është se kampioni i peshave Ëelter, nigeriani Kamaru Usman, është operuar nga hernia, e atëherë alternativa është një emër i rëndësishëm: “Dua ti përshesh fytyrën Conor McGregor”, ka thënë Masvidal për Dan LeBatard Shoë. “Do të ishte një luftim që do të shiste shumë, e për mua ka arritur momenti të bëj paratë që meritoj. Nuk jam tërhequr kurrë nga një luftim, i jap njerëzve atë që duan. Shoh fytyrën e tij dhe shoh simbolet e parave, e të jem i sinqertë nuk di si mund tia dalë të më mundë. Ai tërhiqet nga goditjet, unë nuk e kam bërë kurrë dhe e di se mund ta rrëzoj lehtësisht”. E kur i thonë se McGregor është mjeshtër i provokimeve, luftës psikologjike e të folurës pis, buzëqesh: "Me mua sa më shumë bën budallain, sa më shumë flet, aq më shumë të ndëshkoj”.

McGregor nuk ndeshet që nga tetori i kaluar, kur humbi me Khabib Nurmagomedov në ndeshjen e famshme që përfundoi me rrahje mes stafeve, por sipas presidentit të UFC Dana White do të kthehet në oktagon brenda fundit të 2019. Për një ndeshje hipotetike me Masvidal ka një problem peshe: Conor është peshë e lehtë e duhet parë nëse tjetri do të pranojë një zbritje drastike të peshës. Përvec kësaj McGregor do të rrezikonte shumë duke pranuar një sfidë kundër një prej luftëtarëve më të paparashikueshëm (në të mirë e të keqe) që janë në qarkullim.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI