Flash

165 milionë euro për dy lojtarë: çmendet Bayern Munchen, në total shpenzimi arrin 280 milionë

Lapsi.al 13 July 2019
165 milionë euro për dy lojtarë: çmendet Bayern Munchen,

Bayern Munchen është skuadra më aktive dhe dorëlëshuar e merkatos. Ndoshta edhe të gjendur përpara faktit se duhet të zëvendësonin dy legjenda, që i dhanë lamtumirën klubit si Franck Ribery dhe Arien Robben e kanë bërë detyrueshëm një përgjigje të fortë në nivelin e klubit. Sipas njoftimeve që vijnë nga Gjermania, klubi bavarez është një hap nga mbyllja e marrëveshjes për transferimin e dy lojtarëve të krahut: Leroy Sané të Manchester City e Nicolas Pepé të Lille. Një operacion prej 165 milionë euro: për futbollitin nga Bregu i Fildishtë, aktualisht në Ligue 1, do të paguhen 75 milionë euro, ndërsa për gjermanin një shifër rreth 90 milionë. Do të ishte një blerje e madhe për kampionët e Bundesliga, që më parë kanë njoftuar firmën me dyshen franceze Lucas Hernandez (€80m) e Benjamin Pavard (€35m).

Pas largimit të “Robbery”, Bayern duhet të forconte krahët ku kishin mbetur si alternativë vetëm Kingsley Coman e Serge Gnabry, ndërsa Alphonso Davies nuk është gati për të qenë rregullisht në skuadrën e parë. Por, ashtu si bëhet e ditur për mbylljen e transferimit brenda ditës së sotme, me Sane e Pepe, bavarezët do të kenë më shumë klas në lojën në krahë se cdo skuadër tjetër.

Karriera e Sane tek Manchester City mori një lëkundje sezonine kaluar, por ai sërisht shënoi 10 gola e po aq asist në 31 prezencat e tij në Premier League. Ndërsa Pepe ishte zbulimi i Ligue 1, me 22 gola të shënuar dhe 11 asist në 38 ndeshjet e kampionatit. Pepe mund të luajë gjithashtu si sulmues, që do ti ofrojë teknikut Niko Kovac më shumë mbulim për qendërsulmuesin Robert Leëandoëski. Me një mbrojtje të përmirësuar e mundësinë e firmës me dy yje të rinj, Bayern mund të jetë favorite serioz për të fituar Champions League në 2019/20. Për sa i përket Bundesliga, në letër, do të jetë një shëtitje...

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI