Flash

FOTO/ Cristiano Ronaldo kthehet nga pushimet: delir tifozësh në J Medical

Lapsi.al 13 July 2019
FOTO/ Cristiano Ronaldo kthehet nga pushimet: delir tifozësh në J
"Cristiano is back". Juventus e lajmëron kështu rikthimin në Torino dhe hyrjen e kampionit portugez në J Medical. Ka kaluar më shumë se një vit nga 10 korriku 2018, dita e zyrtarizimit të blerjes së Cristiano Ronaldo, por emocioni është gjithnjë i madh, për klubin e për tifozët, si gjithnjë në delir për lojtarin më të mirë në skuadrën e tyre e me shumë mundësi edhe në botë. Ka nisur në mëngjes rreth orës 9 sezoni i Cristiano Ronaldo. CR7 ka mbërritur në J Medical për të kryer vizitat mjekësore, mes duartrokitjeve të tifozëve të pranishëm, pastaj do të jetë në dispozicion të Maurizio Sarri në Juventus Training Center në Continassa, për të nisur përgatitjet me grupin, që është në fushë nga e mërkura. Bashkë me portugezin ka mbërritur edhe Blaise Matuidi. CR7, sidoqoftë, është kthyer nga pushimet, e për momentin iu dedikua tifozëve që ishin në delir për mbërritjen e tij, duke I firmosur autografë. Do të jetë edhe séanca e parë stërvitore e CR& me teknikun Sarri, në një Juve krejt ndryshe nga sezoni i kaluar, në mentalitet e pjesërisht edhe lojtarë, duke parë ardhjet e Rabiot, Ramsey e Luca Pellegrini, por edhe rikthimet e Buffon, Higuain dhe blerjen tashmë të sigurtë të Mathijs De Ligt. Duhet kuptuar tashmë në cilin pozicion ka ndërmend ta vendosë të luajë Sarri: qendërsulmues në 4-3-3, në krah në të njëjtin modul apo ta bashkojë me një sulmues tjetër. Por pavarësisht pozicionit, Ronaldo është gati për një tjetër sfidë: vitin e kaluar fitoi titullin, këtë herë objektivi është të kthehet të ngrejë lart Champions.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI