Flash

Sulm i ri kundër Barcelonës, në fushë zbret presidenti i Atletico Madrid: "Kemi provat e mashtrimit me Griezmann"

Lapsi.al 13 July 2019
Sulm i ri kundër Barcelonës, në fushë zbret presidenti i

Pozicionimi i Atletico Madrid kunddrejt Barcellona e Griezmann mbetet i ashpër. Një ditë pas përplasjes së lindur si pasojë e njoftimit zyrtar të katalanasve, ka folur edhe presidenti i Colchoneros Enrique Cerezo: "Nëse shoqërià ka vendosur të dalë me atë komunikatë, do të thotë që ka edhe provat". Referimi është i qartë për akordin e pretenduar të parakoshëm mes klubit rival dhe lojtarit.

Atletico, faktikisht, ka ndërmend të vazhdojë betejën përmes rrugëve ligjore, duke pretenduar 80 milionë euro më shumë, në krahasim me 120 të paguar nga blaugrana, duke i mëshuar faktit se Griezmann ka firmosur – sipas mendimit të tyre - në periudhën në të cilën klauzola ishte 200 milionë. "Po studiojmë mënyrën e lëvizjes e, në rast se do të arrijmë të tregojmë atë që dimë, do të kërkojmë sasinë e parave që e konsiderojmë të duhur".

Cerezo ka sulmuar edhe direkt Griezmann: "Ndihem i mashtruar nga sjellja e tij, sepse donte të largohej dhe nuk na e tha deri në minutën e fundit. Pavarësisht kësaj, duhet të them se Barcellona ka bërë një blerje shumë të mirë. Nuk donim të largohej, por vendosi kështu dhe vetëm e ardhmja do të na tregojë nëse bëri mirë".

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI