Flash

Mourinho, po mëson gjermanishten e i bën presion Conte: "Inter, duhet të fitojë titullin"

Lapsi.al 14 July 2019
Mourinho, po mëson gjermanishten e i bën presion Conte: "Inter,

Me Antonio Conte nuk ka patur kurrë një rport special, ashtu si në fakt Jose Mourinhonuk e ka me pjesën më të madhe të trajnerëve të niveli. Portugezi, i intervistuar nga Gazzetta dello Sport, i përgjigjet kështu pyetjes për një parashikim mbi Serie A: "Inter duhet të fitojë". E sigurtë? "E sigurtë". Natyrisht ka nevojë për saktsime të tjera për të kuptuar cili është qëllimi i Special One: të vendosë presion mbi Conte opo të bëjë tifo për të?

Që Mourinho është tifoz zikaltër nuk ka asnjë dyshim, ashtu si janë edhe të njohura batutat e debatet me trajnerin aktual të Inter. Në cdo rast portugezi sheh skuadrën e tij të vjetër në krye të garës për titull, edhe përpara Juventus e Napoli, ashtu si natyrisht Atalanta, Milan e Roma.

Ai do të shohë nga jashtë, si spektator i interesuar. Ose ndoshta nuk do të ketë kohë për ta bërë. Sepse tani që është pa skuadër e ka refuzuar ofertën faraonike nga Kina, por të nesërmes nuk i dihet. Sidomos kur në të njëjtën intervistë, ka pranuar se po studion gjermanishten, duke hapur një spirale drejt Bundesligës, ku natyrisht projekti i vetëm që i shkon për shtat është Bayern Munchen, ku është Niko Kovac... për momentin. "Futbolli më mungon", thotë Mourinho. E në fakt, edhe ai i mungon pak futbollit.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI