Flash

Icardi akord me Juventus: bardhezinjtë provojnë këmbimin, e nuk është Dybala

Lapsi.al 14 July 2019
Icardi akord me Juventus: bardhezinjtë provojnë këmbimin, e nuk

Për Mauro Icardi, është e qartë, aventura tek Inter ka mbërritur në fund e nga faqet e Fcinterneës.it zbulohet një hipotezë e re për ta veshur sulmuesin me fanellën e Juventus. Bardhezinjtë, gjithnjë të interesuar për sulmuesin argjentinas, po studiojnë momentin për të finalizuar goditjen, duke propozuar një këmbim me zikaltrit, por jo ashtu si ishte menduar me Paolo Dybala, por me talentin e kampionëve të Italisë Moise Kean. Një ide, që përvec konsideratave teknike, do ti sillte klubeve një plusvalencë të konsiderueshme.

Duke parë situatën, për momentin Juventus ndihet e favorizuar në cështjen Icardi. Bardhezinjtë kanë një akord me lojtarin prej 8 milionë në sezon plùs bonus deri në 2024 e, pas "paktit të Ibiza" mes Paratici e Wanda Nara, presin vetëm momentin e duhur për të konkluduar operacionin. Moment që mund të vijë me futjen në tratativë të Moise Kean. Idea e Juventus është ajo të propozojë një këmbim të barabartë, por Inter ka plane të ndryshme e kërkon edhe një pagesë cash prej 20 milionë. Një hipotezë e jashtëzakonshme, por që i intereson të dy palëve. Duke nisur nga bilanci, me një plusvalencë të fortë në hyrje për të dy klubet. Por jo vetëm. Nga njëra anë Inter do të zgjidhte situatën me Icardi pa vështirësi të mëtejshme, duke marrë një prej lojtarëve më premtues të futbollit italian. Nga ana tjetër bardhezinjtë do ti dhuronin Sarri një bomber të vërtetë, duke evituar cështjen delikate të rinovimit me 19 vjecarin, që në të kaluarën kishte shprehur një farë dëshire për ambjentin zikaltër.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI