Flash

Euro 2016 e pa si tifoz, tani është mbrojtësi më i shtrenjtë i historisë: "Maguire tek Manchester United për 89 milionë"!

Lapsi.al 14 July 2019
Euro 2016 e pa si tifoz, tani është mbrojtësi më i

Harry Maguire mund të mos ketë luajtur kurrë në Champions, por do të futet në histori si mbrojtësi më i shtrenjtë i të gjitha kohërave. Sipas The Sun, tabloidi britanik gjithnjë i mirëinofmruar në cështjet e merkatos, Manchester United ka mbyllur tratativën me Leicester e do të paguajë 80 milionë stërlina (60 plus 20 bonus), dicka më shumë se 89 milionë euro për mbrojtësin qendror të kombëtares angleze. Në mëngjes u përhapën zërat për një lamtumirë të sigurtë të lojtarit, që i kishte komunikuar vendimin e tij klubit, ndërsa nuk vonoi shumë bomba e merkatos: "Nesër vizitat mjekësore", shkruhet në versionin on line të The Sun.

United ka mundur kështu konkurencën e "kushërinjve" të City e nëse shifrat konfirmohen, Maguire do të kalonte rekordin e vendosur nga Virgil van Dijk, mbrojtësi hollandez që në janar 2018 kaloi nga Southampton tek Liverpool për 75 milionë stërlina, rreth 85 milionë euro. Edhe atëherë pati shumë dyshime, por investimi në fund rezultoi i suksesshëm, duke konsideruar përmirësimin e mbrojtjes së Reds, që jo rastësisht fitoi Champions League.

Sigurisht, Maguire është 26 vjec dhe ka qendruar për shumë kohë jashtë futbollit të madh: u zbulua në 2018 në Botëror duke i marrë vendin si titullar Cahill e përalla e tij bëri xhiron e botës sepse dy vjet më parë, në Europian, shkoi si tifoz bashkë me disa miq. Tani është duke shkruar historinë.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI