Flash

Manolas misterioz: “Për Romën nuk do të flas tani”.

Lapsi.al 16 July 2019
Manolas misterioz: “Për Romën nuk do të flas tani”.

Mbrojtësi grek, Kostas Manolas, është konsideruar një nga goditjet më të mira në merkato. Idea e Napolit ishte të krijonte një dyshe solide qendrore, që me Koulibaly e Manolas mund të jetë ndër më të fortat në Europë. Greku në fakt është kërkuar edhe nga Juventus, por në fund ishte Napoli që pagoi klauzolën e zgjidhjes së kontratës, për të shkëputur nga verdhekuqtë, ku sic duket Manolas nuk është larguar pa keqardhje.

Mbrojtësi grek, i pranishëm në shesh në Dimaro për një takim me tifozët, i është përgjigjur edhe disa pyetjeve nga mbështetësit napoletan.

- Si je ndjerë kur të ka thirrur Napoli?

- Thirrjen e parë e ka marrë menaxheri im. Nuk kam pasur kurrë dyshime, jam i sigurtë që do të jetë vendimi më i mirë që mund të merrja.

- Pse ike menjëherë nga Roma?

- Nuk do ua them, është një gjë e imja personale.

- Goli kundër Barcelonës?

- E kujtoj dhe dua ta ribëj përsëri.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI