Flash

Video / Wanda, incident ne liqenin e Como-s: duhet ndihmë për ta nxjerrë në breg

Lapsi.al 15 July 2019
Video / Wanda, incident ne liqenin e Como-s: duhet ndihmë për ta
Wanda Nara është e tillë, ajo i bën të gjithë të flasin për të edhe në ditën kur vëmendja nuk është mbi burrin e saj Mauro Icardi. Dje pasdite, nëna bjonde, agjente, prezantuese, sipërmarrëse dhe stiliste ka pësuar një aksident të vogël. Wanda-s i është përmbysur motori i ujit me të cilin me disa miq po shëtiste në liqenin e Como-s, dhe është dashur ndihmë për ta nxjerrë në breg. Pas një dreke të bollshme në kopshtin e vilës së madhe që familja Icardi ka blerë kohët e fundit në Liqenin e Como-s, Wanda ka dalë për të bërë një shëtitje me motor uji, ndërsa Mauro qëndroi të luante futboll me fëmijët e Maxi Lopez. Incidentin e ka treguar vetë gruaja e Icardi-t përmes Instagram-it. "Kur është Kennys Palacio ndodh gjithmonë diçka." Në video shfaqet Wanda me miqtë e saj që ndihmohen nga disa persona për të dalë nga uji. Ndërkohë që nga nesër Mauro Icardi, i cili nuk është pjesë e projektit teknik të Antonio Conte, do të stërvitet vetëm në Pinetina me një trajner të vënë në dispozicion nga Inter. Nga ana tjetër, shokët e skuadrës do të nisen për turne në Lindje.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI