Flash

Histori spiunësh: vidhet intervista e Neymar me të të rejat për të ardhmen

Lapsi.al 15 July 2019
Histori spiunësh: vidhet intervista e Neymar me të të rejat

Një spy-story e jashtëzakonshme: intervista që Neymar kishte dhënë në Brasile për Uol Esporte, e që duhet të publikohej sot, është vjedhur! Pasi ishte njoftuar, duke prodhuar pritshmëri të madhe e kuriozitet sepse duhet të përmbante të reja për të ardhmen e brazilianit, vjen lajmi i dhënë nga emitenti amerikanojugor: skeda-video. në të cilën gazetari Paulo Vergueiro kishte regjistruar të shtunën e kaluar një version të dytë, më të gjatë e të detajuar, të intervistës së O Ney, është zhdukur, nga një dorë misterioze në bagazhin e makinës. Ka humbur kështu i gjithë materiali me deklaratat e cmuara të Neymar.

Gjithcka e humbur? Ndoshta jo, sepse në ndihmë të Uol Esporte ka ndërhyrë emitenti i dytë, që gati njëkohësisht kishte regjistruar një tjetër intervistë me Neymar (ajo me deklaratat e brazilianit për 6-1 e Barcellona ndaj Psg në Champions). "Telekamera jonë - lexohet në tëeet të Oh My Goal - ka mbetur e ndezur edhe gjatë intervistës tuaj. Për këtë arsye e kemi të gjithë materialin që iu është vjedhur. Nëse doni iua dërgojmë".

E ndërkohë, braziliani në shënjestër të Barcellona e në thyerje të mardhënieve me Psg, është kthyer në Paris (me një javë vonesë) për të rinisur përgatitjet. L'Equipe ka nënvizuar se lojtari është takuar për gati tre orë me Leonardo, drejtori sportiv i Psg, nga i cili është dëgjuar se këtë vit nisja e tij është për tu përjashtuar. Nëse është apo jo një pozicion përfundimtar, apo bëhet fjalë vetëm për "taktikë" merkato, do kuptohet në ditët e ardhshme. Për momentin në plan të parë është intervista e vjedhur.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI