Flash

Icardi? Më mirë Puskas: argjentinasit, zikaltër i ka mbetur vetëm ... makina

Lapsi.al 16 July 2019
Icardi? Më mirë Puskas: argjentinasit, zikaltër i ka mbetur
George Puscas është thirrur me urgjencë nga pushimet: për sulmuesin rumun i datëlindjes '96, vitin e kaluar në rradhët e Palermo, vizitat mjekësore dhe menjëherë nisja për në turneun aziatik. Tek Inter, sot, ndodh pikërisht kjo. Ndodhi, sepse Antonio Conte ka nevojë për sulmues për të përballuar në mënyrën e duhur, të paktën numerikisht, udhëtimin në tokën e Suning. E kështu ndërsa Puscas përgatitet të veshë fanellën e re zikaltër, është dikush që zikaltër ka tashmë vetëm ngjyrat e makinës e që vazhdon në vetmi përgatitjet drejt të ardhmes plot të panjohura: rreth orës 9.30 të mëngjesit, Mauro Icardi ka kaluar dyert e Appiano Gentile për të vazhduar punën me "përgatitjen atletike" në fushat stërvitore të qendrës Suning: një orë e gjysëm e pastaj Maurito u largua rreth orës 11 e 2 minuta, pa u takuar as me Conte e as me ish-shokët. Vetëm, ose më saktë me një staf që i është vënë në dispozicion nga Inter. Është e cuditshme, duke qenë në emergjencë, sërisht Conte nuk ka kthyer sytë nga ish-kapiteni, që vazhdon krahun e hekurt me shoqërinë, me Juventus që pret të bëjë goditjen në momentin e duhur, duke qenë se është edhe preferenca e Icardi, vendosur në paktin e fshehtë të Ibiza në bisedimet Ëanda-Paratici.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI