Flash

"Oh, tani më pëlqen!" Sarri duartroket spektaklin në stërvitje mes Higuain e CR7

Lapsi.al 16 July 2019
"Oh, tani më pëlqen!" Sarri duartroket spektaklin në
"Oooh, tani më pëlqen!". Maurizio Sarri i ka lëshuar vetes një pasthirrme vlerësuese dhe duartrokitje për një kombinim me pasime të shkurtëra mes Cristiano Ronaldo e Gonzalo Higuain gjatë stërvitjes në Continassa, që mund ti ndryshojë rrjedhën merkatos. Video me shprehjen aprovuese të teknikut të ri të Juventus (qartë e dallueshëm në theks) në pak kohë u bë viral, duke bërë xhiron e ëeb. Natyrisht që ish-tekniku i Chelsea është i kënaqur, duke qenë se lojtarët kanë filluar të kuptojnë dhe të vendosin në praktikë idetë e tij. Një nga dy protagonistët e videos, Gonzalo Higuain, është i destinuar të largohet nga bardhezinjtë në këtë sesion merkato (i kërkuar me ngulm nga Roma) për ti hapur rrugën një sulmuesi të ri (Icardi është objektivi i Kampionëve të Italisë), por me Sarrin dhe me këto veprime, gjithcka mund të ndodhë.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI