Flash

“Alo Gonzalo, eja tek Roma”: Fonseca telefonon argjentinasin, për ta bindur…

Lapsi.al 18 July 2019
“Alo Gonzalo, eja tek Roma”: Fonseca telefonon argjentinasin,

Paulo Fonseca gjatë konferencës për shtyp të prezantimit tek Roma e kishte bërë të qartë: "Tek Roma vetëm lojtarë që janë të bindur për projektin". E mënyra më e mirë është ti thotë personalisht. Kështu portugezi i ka shkruar Gonzalo Higuain në WhatsApp, duke i kërkuar nëse mund të flisnin në telefon. Pipita ka pranuar e mes të dyve ka patur një bisedë në të cilën Fonseca ka shpjeguar se tek verdhekuqtë sulmuesi do të kthehej ai i dy sezoneve më parë, ndërsa argjentinasi e ka falenderuar por ka kërkuar kohë për tu menduar.

Në ndeshjen e shahut që përfshin edhe Juventus (që nëse lirohet nga Higuain do kthehet tek Icardi) e Inter (që pasi të heqë qafe Icardi, përqendrohet tek Dzeko e Lukaku), hyn në lojë Fonseca. Një ndërhyrje që në rastin e Veretout ka bërë efekt: mesfushori ishte pranë Milan, por u bind të pranonte kryeqytetetin pasi foli me trajnerin verdhekuq.

Nga pikëpamja e shifrave, Juventus do të pranonte edhe një huazim me pakt që blerja të bëhet e detyruar: në bilancin bardhezi argjentinasi peshon ende 36 milionë euro. Më e komplikuar pagesa: Higuain fiton 7,5 milionë euro në sezon, kontrata në skadencë në 2021. Tek Roma mund të fitojë më pak, por duke e rritur kontratën me dy sezone e lart, mund të bëhet.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI