Flash

"Lorenzo të lutem një foto", por turma nuk e linte të afrohej: Insigne bën gjestin më të bukur për vogëlushin...

Lapsi.al 18 July 2019
"Lorenzo të lutem një foto", por turma nuk e linte të

Lorenzo Insigne ka qenë protagonisti i një veprimi shumë të bukur, që meriton duartrokitjet dhe komplimentat. Dhe këtë herë golat dhe loja nuk hynë asgjëkundi: është një gjest i mrekullueshëm prej një njeriu të ndjeshëm që ka marrë ovacionet dhe duartrokitje pafund.

E për këtë duhet treguar historia e Diegos, një fëmijë 7 vjeç i ardhur në Dimaro nga Rimini, së bashku me të ëmën dhe të atin, vetëm për Napolin. Në fund të stërvitjes së Napolit, djaloshi ka pasur dëshirë të shkrepte një foto me kapitenin dhe të paktën t’i merrte ndonjë autograf, por turma ishte e pafundme dhe e tillë që të parandalonte çdo kontakt. Asgjë për të bërë, zhgënjim dhe dëshpërim.

Por Insigne, duke e parë Diegon atje përtej barrierave të fushës, e ka marrë dhe e ka hipur në makinën e tij duke e marrë me vete në hotel, aty ku është i grumbulluar Napoli, atje ku vogëlushi ka pasur mundësi të bëjë shkrepje të çdo foto që kishte ëndërrëuar, në shoqërinë e jashtëzakonshme të Lorenzo, por edhe të presidentit Aurelio De Laurentis. Një ditë e nisur me dëshpërim, por e përfunduar si në përrallë dhe meritën në këtë rast e ka Insigne...

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI