Flash

Nga Champions në Europa League: udhëtimi i Partizanit vazhdon kundër Sheriff Tiraspol, por kush do ta ndjekë…?

Lapsi.al 18 July 2019
Nga Champions në Europa League: udhëtimi i Partizanit vazhdon

Partizani nuk ia doli që të kualifikohet në raundin e dytë të Champions League, por sipas rregullores së UEFA, Europa nuk mbyllet këtu për të kuqtë që të enjten e ardhshme do të kenë përballë Sheriff Tiraspol, të Liridof Latifit. Moldavët janë kundërshtarët e rinj për Partizanin në Europa League, në raundin e dytë të kompeticionit, ku tashmë Franco Lerda futet me idetë më të qarta për skuadrën, me njohjen që krijoi në dy përballjet me Qarabag.

Kështu, një prezencë shqiptare është e sigurtë në raundin e dytë të Europa League, por cështja është kush do ta ndjekë nga tre klubet e tjera të impenjuara në këtë turne, por që rezultatet e ndeshjeve të para nuk është se janë shumë premtuese. Laci, Kukësi e Teuta do të mundohen të përmbysin pritshmëritë, por do të jetë e vështirë për kurbinasit të dalin fitues në Izrael, ndërsa kuksianët e durrsakët të përmbysin humbjet me 3 gola të marra në Hungari e Letoni.

Kurbinasit kanë nevojë për një gol në shtëpinë e Hapoel Beer Sheva, ku dy skuadrat të zbresin në fushë në orën 19.30. Ai gol i pësuan në fund të ndeshjes së parë, tani i detyron bardhezinjtë e Starovës të shënojnë me cdo kush në Izrael për tu kualifikuar, gjithnjë duke mos pësuar. Në favor të Laçit është edhe cdo barazim me më shumë se një gol, por Hapoel është një rival i fortë dhe shanset e kurbinasve janë të pakta.

Më të vështirë e ka Kukësi, i trazuar nga situatat e krijuara post-humbjes me Debrecen. Skuadra e Gjokës duhet të shënojë tre gola pa pësuar, për ta cuar ndeshjen në shtesë. Në Elbasan Arena ky do të jetë objektivi i kuksianëve, në ndeshjen e orës 20.00, por hungarezët janë të bindur në potencialin që kanë. Statistikisht vetëm dy herë kanë qenë në gjendje skuadrat shqiptare të përmbysin një humbje 3-0: e fundit kundër Dynamo Tbilisi në 2003 nga Tirana, por Blutë kërkojnë të befasojnë në një mbrëmje për tu mbajtur mend.

E njëjta gjë vlen edhe për Teutën. Durrsakët janë dërrmuar në transfertë me Ventspils dhe tani në Niko Dovana duhet të shënojë 4 gola pa pësuar për tu kualifikuar, ose tre për ta cuar ndeshjen në kohët shtesë. Një detyrë e vështirë, ajo e orës 17.00 për bregdetarët e Shkëmbit, që konfirmon bindjen se për të shoqëruar Partizanin në raundin e dytë të Europa League do të jetë e vështirë, për të mos thënë e pamundur për të treja klubet që do të zbresin sot në fushë për ndeshjet e kthimit…

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI