Flash

Video / Teuta eliminohet duke fituar: Kallaku nuk mjafton ndaj Ventspils

Lapsi.al 18 July 2019
Video / Teuta eliminohet duke fituar: Kallaku nuk mjafton ndaj Ventspils

Teuta ka dominuar dhe fituar ndaj Ventspils. 1-0 janë imponuar "Djemtë e Detit" në shtëpi ndaj miqve letonezë në sfidën e kthimit të raundit të parë paraeliminator të Ligës së Europës. Pavarësisht fitores së sotme, durrsakët janë të detyruar ta mbyllin këtu garën e tyre në këtë kompeticion me letonezët komodë pas rezultatit 3-0 në sfidën e parë.

Sfida në "Niko Dovana" ka nisur me vrull për Teutën që i është afruar golit që në minutën e 3'-të. Bushiç ka shfrytëzuar një harkim të Kallakut nga e majta duke e dërguar topin brenda zonës, por shtylla i ka mohuar avantazhin. Mundësia tjetër e shënimit për durrsakët ka ardhur në të 16'-ën me Nikaç, por gjuajtja e tij është ndalur nga portieri kundërshtar. Sulmi durrsak ka provuar me Arapin, Nikaç dhe Bushiç, por pa sukses. Drithërima për skuadrën e trajnerit Shkëmbi në minutën e 32'-të, por Aleksi largon një top mjaft të rrezikshëm, duke mbajtur në lojë të tijtë. Në minutën e 40'-të durrsakët gjejnë rrugën e rrjetës me Sidibe, por arbitri izraelit Erez Papir e anulon për faull të Rustem Hoxhës brenda zonës.

Edhe pjesa e dytë nis energjike për Teutën. Shumë shpejt, në të 47'-ën, Sherif Kallaku me një veprim të shkëlqyer i ka dhuruar avantazhin vendësve. Minuta të tëra shumë të mira për skuadrën e Shkëmbit, që ka kërkuar me ngulm golin e dytë. Në të 67'-ën kanë rrezikuar letonezët, por portieri Hidi ka dalë saktë. Tjetër tentativë e Teutës vjen në të 82'-ën, por gogitja fantastike e Avdylit është larguar nga portieri Maknovsk në goditje këndi. Në minutat e fundit është Hidi bën sërish shpëtimtarin ndërsa neutralizon një gjuajtje të rrezikshme të kapitenit Kazaçoks.

Një performance pozitive për durrsakët, por e pamjaftueshme për të përmbysur disfatën e 90 minutave të para, ku gabimet individuale dënuan me një humbje të rëndë skuadrën e Shkëmbit. Pas Luftëtarit një vit më parë, tani edhe Teuta dorëzohet përballë Ventspils.

 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI