Flash

Votat nuk përputhen me pjesëmarrjen, Zguri: Hetim administrativ

Lapsi.al 1 July 2019
Votat nuk përputhen me pjesëmarrjen, Zguri: Hetim administrativ

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Klement Zguri, deklaroi se mospërputhja e numrit të votave me votuesit “mund të jetë tregues paaftësie në dokumentim, por edhe tregues parregullsie” dhe për këtë do të ketë hetim administrativ.

“Shifrat e deritanishme janë të dhëna jozyrtare dhe produkt i komunikimit me telefon nga administrata zgjedhore, të marra nga komisionerët e qendrave të votimit. Në zgjedhjet e kaluara raportimi është bërë nga qendrat e votimit në sistemin elektronik dhe të dhënat nuk janë transmetuar me telefon siç ndodhi këtë vit. Tabelat përmbledhëse duhet të përmbajnë numrin e saktë të numrit të votuesve dhe fletëvotimeve të përdorura, si dhe numrin e votave për çdo kandidat. Si rregull, këto shifra duhet të korrespondojnë. Në rast se të dhënat në tabelat përmbledhëse janë kontradiktore, atëherë kjo mund të jetë tregues paaftësie në dokumentim, por edhe tregues parregullsie”, deklaroi Zguri.

“Se çfarë ka ndodhur në rastin konkret, kjo do të zbulohet me hetim administrativ”, shtoi Zguri.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI