Flash

Tesillo kërcënohet me vdekje pas penalltisë së humbur, familjes i kujtohet Escobar: “Mund vetëm të lutemi…”

Lapsi.al 1 July 2019
Tesillo kërcënohet me vdekje pas penalltisë së humbur,

Mbrojtësi i Kolumbisë Ëilliam Tesillo është kërcënuar me vdekje pasi gaboi penalltinë që i kushtoi kombëtares së tij eleminimin nga Kupa e Amerikës. E, duke parë precedentin Escobar, familja është jashtëzakonisht e trembur …

Sipas asaj që bën të ditur Associated Press, bashkëshortja e kolumbianit ka publikuar një postim në Instagram me screenshot të kërcënimeve ndaj të shoqit dhe familjes së tij, duke u shprehur se mund të vazhdojë edne gjatë, për shkak të numrit të mësazheve të marra. I ati i futbollistit është trembur shumë dhe, sipas Marca, ka thënë “përsa i përket kërcënimeve ndaj tim biri mund vetëm, të lutem. Duhet të kuptojmë se është vetëm futboll, mund të fitosh e mund të humbasësh”.

Në memorje, për të gjithë të apasionuarit e futbollit, është ende ajo që i ndodhi Andres Escobar, autor i një autogoli që i kushtoi eleminimin Kolumbisë në USA ’94. Mbrojtësi, u konsiderua "fajtor" për humbjen kundër vendasve dhe u vra me armë zjarri pak ditë pas kthimit nga Botërori. Ndoshta në këtë pikë Tesillo do të bëjë mirë ti kalojë pushimet diku tjetër, por kjo është dicka shumë e shëmtur. Në fund të fundit, është sport…

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Si Trump po gjallëron pa dashje demokracinë në Shqipëri

Pas një viti, kur analistët vajtonin shkallën në të cilën Donald Trump i kishte inkurajuar autokratët e botës, situata politike mund të ketë filluar të ndryshojë. Jo vetëm që Trump është thellësisht jopopullor në nivel global, por çdo qeveri që futet në shtrat me të, po ofron prova të korrupsionit të vet.

23:57 Jan-Werner Muelle

Me sytë katër

PAPARAZZI