Flash

"Gonzalo në Itali vetëm me Juventus": vëllai-agjent fut në telashe Juventus, që mendon planin B

Lapsi.al 1 July 2019
"Gonzalo në Itali vetëm me Juventus": vëllai-agjent fut
Roma kishte menduar seriozisht për Gonzalo Higuain për të zëvendësuar Edin Dzeko, i destinuar për Inter, por e ardhmja e Pipita, të paktën duke qendruar në Serie A, është e veshur vetëm bardhezi: "Higuain në Itali do të luajë vetëm për Juventus. Mbeten edhe dy vjet kontratë e do të respektohen" ka lajmëruar në tëiter vëllai-agjent i argjentinasit Nicola. Një mbyllje që nuk i lë asnjë shteg zgjidhjeve italiane, duke future në siklet kampionët e Italisë, që duhet ti gjejnë një sistemim jashtë tashmë. "E dua shumë Pipita, e ndjesia ime është se Gonzalo e ka përjetuar keq post Juventus dhe ka dalë disi i tronditur nga kjo histori, duke bërë pikërisht një sezon post-traumë. Për mua mund të bëjë pa problem akoma edhe 2-3 vjet të tjerë në nivele të larta" kishte deklaruar Sarri në konferencën për shtyp të prezantimit si trajneri i ri i bardhezinjve. Vlerësimi mes të dyve është i pandryshueshëm, e ndoshta tekniku do të arrijë ta kthejë Higuain në nivelet e Napolit. Kampionët e Italisë preferojnë ta shesin sulmuesin ose, në rast qendrimi, kanë gati rinovimin, për të shpërndarë pagesën aktuale të argjentinasit prej 7,5 milionë euro në vit, në tre sezone dhe jo në dy.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI