Flash

Video/ Spanja kampione e Europës Under 21: Ruiz e Olmo mposhtin 2-1 Gjermaninë

Lapsi.al 30 June 2019
Video/ Spanja kampione e Europës  Under 21: Ruiz e Olmo mposhtin 2-1

Spanja fiton Europianin Under 21 të 2019, duke kaluar Italia në listën e fituesve të kompeticionit (pesë fitore për secilën, por tre vende të dyta për iberikët, kundër dy të italianëve). Finalja e Udines kundër Gjermanisë është mbyllur me suksesin 2-1 të La Roja: pas vetëm 7 minutash Fabian Ruiz është spektakolar, në realizimin që i dha avantazhin Spanjës, që rezistoi ndaj presionit të gjermanëve dhe dyfishoi në të 69' me Dani Olmo. Në fund traversa e Soler, mund ti kishte dhënë përmasa humbjes së Panzerave, që përkundrazi ngushtuan diferencën me golin e Amiri dy minuta nga fundi.

Statistikat premiojnë performancën e Spanjës në këtë turne: La Roja është skuadra që ka goditur më shumë shtylla, pesë. Në finale spanjollët shënuan me goditjen e parë në portë, duke i shkaktuar Gjermanisë pësimin e golit të parë të ndeshjes, për herë të parë në turne. Fabián Ruiz konfirmohet deciziv për iberikët, duke marrë pjesë aktive në 4 nga 14 golat e Spanjës (dy gola e dy asist). Dani Ceballos është lojtari që ka prekur më shumë topa gjatë turneut (97.8), ndërsa Gjermania e Spanja kanë shënuar të paktën një gol në të gjitha ndeshjet e këtij Europiani Under 21.

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Si Trump po gjallëron pa dashje demokracinë në Shqipëri

Pas një viti, kur analistët vajtonin shkallën në të cilën Donald Trump i kishte inkurajuar autokratët e botës, situata politike mund të ketë filluar të ndryshojë. Jo vetëm që Trump është thellësisht jopopullor në nivel global, por çdo qeveri që futet në shtrat me të, po ofron prova të korrupsionit të vet.

23:57 Jan-Werner Muelle

Me sytë katër

PAPARAZZI