Flash

Zhytet në liqen dhe zhduket: futbollistja kosovare e Young Boys Florijana Ismaili nuk gjendet në Como

Lapsi.al 30 June 2019
Zhytet në liqen dhe zhduket: futbollistja kosovare e Young Boys Florijana

Florijana Ismaili, 24 vjecarja mesfushore e kapitene e Young Boys është turistja e zhdukur të shtunën në liqenin e Komos. Lajmin se bëhet fjalë për lojtaren e përfaqësueses së Zvicrës, me origjinë kosovare, e ka dhënë vetë klubi i Young Boys. "Policia po vazhdon kërkimet - lexohet në komunikatë -. Jemi shumë të shqetësuar, por nuk i kemi humbur shpresat që gjithcka do të shkojë mirë. Jemi në kontakt të ngushtë me familjarët e kërkojmë mirëkuptim nëse nuk japim informacione të mëtejshme për momentin".

Kërkimi për futbollisten kosovare ka rinisur në mëngjes, ndërsa policia vazhdon të hetojë. Sipas një ndërtimi të parë të ngjarjes, Ismaili, së bashku me një mike, ka marrë një barkë në Musso, është larguar nga bregu e rreth orës 16.00 është vendosur në radë, ashtu si shumë varka të tjera. Në një moment Florijana është hedhur në ujërat e Lario. Duke mos e parë të dalë në sipërfaqe, shoqja e saj e ka marrë si shaka, por me kalimin e minutave e ka kuptuar se dicka kishte ndodhur dhe ka nisur të thërrasë emrin e shoqes. Vajza ka marrë menjëherë numrin e urgjencës: "Ju lutem më ndihmoni, shoqja ime është hedhur në liqen prej pak minutash dhe është zhdukur".

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI