Flash

Video/ Edhe të këqinjtë qajnë: lotët e Luis Suarez bëjnë xhiron e botës

Lapsi.al 30 June 2019
Video/ Edhe të këqinjtë qajnë: lotët e Luis Suarez
Vetëm një javë më parë, një sondazh e nxirrte “i keqi më i mirë i historisë së futbollit”. Ekzagjerim? Ndoshta, por Luis Suarez ndonjëherë bën gjithcka që të tjerët ta urrejnë. Kafshon, feston në fytyrën e kundërshtarit, nuk përmban nervat. Nuk është Djalli vetë, por mes të këqinjve rri mirë. Vetëm se historia e kësaj Kupe Amerike, tregon se edhe të këqinjtë qajnë. Nëse Uruguay nuk do të luajë gjysëmfinalen e turneut, faji është më së shumti i sulmuesit të Barcelonës. Imazhi i humbjes së Celeste është pikërisht ai i lotëve të Suarez. I pangushëllueshëm, i paralizuar në mes të fushës e me fanellën që i mbulonte fytyrën. E kuptueshme, edhe sepse tensionin uruguajani e kishte mbi vete përpara penalltisë. Ishte ai që hapi serinë e penalltive dhe i vetmi që gaboi, përballë portierit të Peru, Gallese. E kur Edison Flores shënoi penalltinë e fundit, duke dërguar Blanquirroja në gjysëmfinalen kundër Kilit, "i keqi" shpërtheu në lot. Një skenë që bëri xhiron e botës, sepse nuk ndodh shpesh të shohësh Suarez kaq të dëshpëruar. Një shaka e fatit e kanë konsideruar disa, duke kujtuar Botërorin 2010 kur një penallti e shkaktuar prej tij bëri Ghanën të qajë. Afrikanët do shkonin në gjysëmfinale, nëse Pistolero nuk do të kishte vendosur dorën, në minutën e fundit, duke shkaktuar penallti dhe jo gol. Ganezët gabuan dhe në gjysëmfinale shkoi Uruguay. Ka nga ata që e quajnë karma e kush mendon se është ndonjë mallkim ganez. Por rezultati është i njëjti. Edhe të këqinjtë qajnë.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI