Flash

F1/ Austria ndryshon hierarkitë: penalizohet Hamilton, triumfon Leclerc

Lapsi.al 29 June 2019
F1/ Austria ndryshon hierarkitë: penalizohet Hamilton, triumfon  Leclerc

Ferrari ndërpret super fuqinë e Mercedes falë një Charles Leclerc, që rrëmben pole position në GP të Austrisë në F1. Në Spielberg, piloti i skuderisë italiane shënon xhiron rekord prej 1'03"003, duke lënë pas Red Bull të Verstappen e Mercedes të Bottas. Është penalizuar Hamilton për pengimin e bërë ndaj Raikkonen: humbi vendin e dytë e do të niset i pesti. Vetëm i nënti Vettel (falë dënimit të Magnussen), i detyruar të bëjë spektatorin në Q3 për një problemë teknik.

Një e shtunë me dy shije për Maranello, që nga njëra anë feston përfaqësimin e jashtëzakonshëm të Leclerc e nga ana tjetër hidhërohet për problemin e shfaqur në mesin e Q2, që e mbajti Vettel në box në fazën decizive. Për të do të jetë një garë e gjitha në ngjitje, ndërsa Leclerc mund të marrë atë që fati i hoqi në Bahrain, kur e kishte fitoren në duar përpara se të tradhëtohej nga makina.

Hamilton përfundoi në shënjestrën e drejtuesve të garës duke qenë se ngadalësoi Raikkonen në xhiron e tij të shpejtë gjatë Q1, duke dëmtuar makinën e tij. Të dy pilotët u thirrën nga komisarët për të shpjeguar pozicionin e tyre: në fund kampioni i botës ka marrë tre pozicione penalizim e do të niset i pesti.

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Si Trump po gjallëron pa dashje demokracinë në Shqipëri

Pas një viti, kur analistët vajtonin shkallën në të cilën Donald Trump i kishte inkurajuar autokratët e botës, situata politike mund të ketë filluar të ndryshojë. Jo vetëm që Trump është thellësisht jopopullor në nivel global, por çdo qeveri që futet në shtrat me të, po ofron prova të korrupsionit të vet.

23:57 Jan-Werner Muelle

Me sytë katër

PAPARAZZI