Flash

Messi këndon dhe përlot Argjentinën: hera e parë historike e Pleshtit në Maracaná

Lapsi.al 29 June 2019
Messi këndon dhe përlot Argjentinën: hera e parë historike e
Argjentina mposhti 2-0 Venezuelën në cerekfinale të Kupës së Amerikës, por surpriza e madhe e sfidës në Maracanà ka ardhur përpara ndeshjes me protagonist Lionel Messi. Atë që nuk e bëri dot në lojë, Pleshti e bëri pak minuta përpara fillimit të ndeshjes, me gjestin që përloti të gjithë bashkëkombasit e tij: ai... këndoi himnin kombëtar. Kur telekamera i kaloi pranë, në vend të shihej gjithnjë fytyra e tendosur e gojëmbyllur, gjeti një Messi të impenjuar të këndonte. Ylli i Barcellona, mes polemikave e ndjesive personale, nuk e kishte bërë kurrë më parë e zgjodhi mitikun Maracaná për ti dhënë fund një polemike që e ka persekutuar për vite, një argument që është trajtuar si cështje shteti në Argjentinë. "Nuk e këndoj me qëllim. Nuk kam nevojë të këndoj që ta ndjej. Cdokush e përjeton në mënyrën e tij" kishte rrëfyer numri 10 shpesh herë, por sic duket ka ndryshuar mendim, duke provokuar një efekt surprizë për tifozët albiceleste, aq san ë Argjentinë është folur më shumë për këtë se për fitoren me Venezuelën me golat e Lautaro Martinez e Lo Celso. Me këtë gjest Messi, shënuesi më i mirë i të gjitha kohërave me fanellën e kombëtares, duket se ka hyrë përfundimisht në zemrat e tifozëve bardhekaltër, tani i mungon edhe fitorja e turneut për tu kurorëzuar: por për këtë duhet të mundë Brazilin.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI