Flash

Egjipti dëgjon Salah dhe fal Warda pas akuzave për ngacmime

Lapsi.al 28 June 2019
Egjipti dëgjon Salah dhe fal Warda pas akuzave për ngacmime

Në fund, Mohamed Salah ka arritur të dëgjohet dhe të bindë Egjiptin të falë Amr Warda. Sulmuesi i Paok, është rifutur në skuadrën e kombëtares egjiptiane, e impenjuar në Kupën e Afrikës, pasi u nxorr jashtë saj për një çështje të turpshme për ngacmim seksual.

Warda, 25 vjeç, i kishte dërguar mesazh me sfond seksual modeles Merhan Keller, e cila kishte vendosur ta publikonte atë në rrjetet sociale. Asaj iu bashkuan edhe gra të tjera, si Giovanna Val, që postoi gjithçka në Tëitter. Një sjellje që shkaktoi tërbimin e drejtuesve të Federatës Egjiptiane të Futbollit, e cila përmes një komunikate për shtyp lajmëroi se kishte dëbuar Amr Warda "pas konsultimit me stafin teknik dhe administrativ, me qëllim ruajtjen e disiplinës dhe përqendrimit të ekipit".

Por ndërhyrja e Momo Salah duket të ketë qenë vendimtare: "Gratë duhet të trajtohen me respektin maksimal. Jo do të thotë jo. Këto gjëra janë dhe duhet të mbeten të shenjta - shkruan ylli i Liverpool -. Unë gjithashtu besoj se ata që bëjnë gabime mund të ndryshojnë për mirë dhe nuk duhet të dërgohen direkt në gijotinë, e cila është rruga më e shkurtër". Edhe mbrojtësi i Aston Villa dhe kapiteni i Egjiptit, Ahmed Elmohamady, tregoi solidaritet ndaj shokut të tij duke formuar me gishta numrin 22 pas golit që shënoi ndaj Kongos: 22 është numri i fanellës së Warda.

Të këshilluara

Bylis sfidon Skënderbeun për Enea Koliçin

Për Enea Koliçin u duk një punë e kryer në Korcë, por për portierin e Flamurtarit asgjë nuk është e mbyllur. Numri 1 i portës vlonjate ka marrë propozimin e mal...

12:23

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI