Flash

Video/ Në spital me trauma në toraks dhe shpinë: Lorenzo rrëzohet keq në GP të Hollandës në Moto GP

Lapsi.al 28 June 2019
Video/ Në spital me trauma në toraks dhe shpinë: Lorenzo

Jorge Lorenzo është transportuar në spital në Assen për të kryer kontrollin e toraksit dhe shpinës. Piloti i Honda ka qenë viktimë e një rrëzimi të frikshëm në kthesën 7 nëi minutat e fundit të sesionit të parë të provave të lira në GP të Hollandës. Spanjolli megjithatë është ngritur vetë, por ka pasur dhimbje të forta në shpinë, në qafë dhe ka patur vështirësi në frymëmarrje. Vizitat e para kanë përjashtuar pasoja të rënda, por mjekët kanë preferuar ta dërgojnë në spital për kontrolle të mëtejshme, duke e bërë të pamundur pjesëmarrjen e Lorenzo në sesionin e dytë të provave.

Team manaxheri i Honda, Alberto Puig, ka bërë të ditur se "piloti është koshient, edhe pse goditja në shpinë ka qenë e fortë. E kishte të vështirë të merrte frymë. Natyrisht nuk është i lumtur, por gjëra që ndodhin. E rëndësishme është të shkojë gjithcka mirë".

https://www.youtube.com/watch?v=uXpvNUNOTJY

Të këshilluara

Bylis sfidon Skënderbeun për Enea Koliçin

Për Enea Koliçin u duk një punë e kryer në Korcë, por për portierin e Flamurtarit asgjë nuk është e mbyllur. Numri 1 i portës vlonjate ka marrë propozimin e mal...

12:23

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI