Flash

Puthja e futbollisteve që bëri xhiron e botës: Eriksson-Harder, të dashurat e ndara nga Botërori

Lapsi.al 27 June 2019
Puthja e futbollisteve që bëri xhiron e botës: Eriksson-Harder,
Një puthje mes dy femrash që tërhoqi vëmendjen përtej futbollit e që bëri xhiron e botës në turneun e Francës. Mes Suedisë e Danimarkës ekziston rivaliteti më klasik mes "kushërinjve". Të ndarë nga një ngushticë vetëm 4 kilometra, dy vendet ngacmohen gjithnjë me njëri-tjetrin, edhe kur justifikimi është një ndeshje futbolli. Por foto që emocionoi Suedinë pas 1/8 e finaleve kundër Kanadasë fsheh një histori që i ka rrënjët pikërisht në këtë rivalitet. Pas kualifikimit në cerekfinale, Magdalena Eriksson vrapoi buzë fushës e festoi me një puthje për të dashurën e saj Pernille Harder, edhe ajo me uniformën verdheblu. Për këtë të fundit, në fakt ishte një gjest dashurie të mbante veshur fanellën suedeze, sepse ajo është daneze dhe rreth 12 muaj më parë - pikërisht kundër Suedisë - u detyrua ti thoshte lamtumirë Botërorit. Me shiritin e kapitenes në krah, doli e mundur 0-1 nga ndeshja decizive kundër Suedisë së të dashurës së saj, që atë ditë festoi kualifikimin.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI