Flash

Donnarumma bëhet gati për transferim: PSG ofron pagesë plus lojtar

Lapsi.al 27 June 2019
Donnarumma bëhet gati për transferim: PSG ofron pagesë plus

Milan është duke u impenjuar në frontin e hyrjeve, ku drejtuesit e rinj Maldini e Boban, janë duke ndërtuar mozaikun me kujdes, por duhet të ruhet nga interesimi i klubeve të mëdha mbi të gjitha për Gianluigi Donnarumma, për të cilin është sulur me forcë PSG. Klubi francez është gjithashtu i kujdesshëm me Fair Play Financiar ndaj dhe kërkon të ruajë ekulibrat, edhe pse me ofertën e bërë i shkon ndesh kërkesës së kuqezinjve.

Këmbim me Areola, portierin titullar të francezëve dhe një pagesë prej rreth 20 milionë euro për të transferuar në Parc de Prince portierin italian. Milan e vlerëson Donnarumma rreth 50-55 milionë, ndërsa Psg e konsideron Areola me vlerën e 30 milionë euro, e në këto kushte oferta dhe kërkesa përmbushen, për me tepër që të dy lojtarët në lojë administrohen nga Mino Raiola.

Tratativa ka nisur dhe mund të mbyllet me shpejtësi, edhe pse kuqezinjtë kanë nevojën për të bërë plusvalenca në mënyrë që të përmirësojnë bilancin në lidhje me FFP. Mbetet për tu kuptuar vetëm nëse Milan do të pranojë lojtarë në këmbim, apo do ti besojë një zgjedhje më kursimtare, për të kërkuar vetëm pagesë për portierin e tyre.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI