Flash

“33 vjec tërhiqem…”: Kroos tondit Real Madrid dhe pickon Bayern, "bëri gabim me shitjen time"

Lapsi.al 26 June 2019
“33 vjec tërhiqem…”: Kroos tondit Real Madrid dhe pickon

Në kampin e Real Madrid, pas sezonit zhgënjyes të përjetuar, ka nga ata që mendojnë për të ardhmen. Më saktësisht për një të ardhme larg futbollit të luajtur. Toni Kroos, mesfushori gjerman i Blancos, që ka mbërritur në Madrid në 2014, i intervistuar nga Sport Bild ka folur për aventurën e tij në kryeqytetin spanjoll, që surprizisht mund të mbyllet pas ndonjë viti.

E nis nga fillimi Kroos, që kujtohet për momentin e kalimit të tij nga Bayern Munchen tek Real: “Për mua ishte e qartë që në momentin e parë se Bayern po bënte një gabim të madh me shitjen time. Edhe presidenti i klubit kohët e fundit e ka pranuar dhe për mua kjo dëshmon edhe njëherë madhështinë e tij. Nuk e di nëse ky operacion ishte një nga motivet për të cilat Guardiola më pas u largua nga Mynihu, këtë duhet ta thotë ai, por nuk mund të konfirmoj faktin se ai nuk ishte i lumtur me largimin tim”.

E pas kaq triumfesh me fanellën e bardhë, por edhe një sezoni të fundit nën ton, Kroos mendon për vitet e ardhshme që mund ta shohin larg Madrid e futbollit të luajtur: “Kam zgjedhur qëllimisht të rinovoj kontratën deri në 2023. Atëherë do të jem 33 vjec e kjo mund të jetë një moshë e mirë për tu tërhequr, por edhe për të vendosur nëse duhet të bëj gjë tjetër ose jo. Mund të përjashtoj që tani faktin se do të luaj në SHBA, Kinë ose Katar”, përfundoi gjermani.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI