Flash

Theo Hernandez thotë 'Po': Milan nis sulmin për Fekir

Lapsi.al 25 June 2019
Theo Hernandez thotë 'Po': Milan nis sulmin për Fekir

Nuk është ende një tratatrivë e përfunduar, por është në rrugën e duhur. Theo Hernandez i ka thënë po Milan dhe Maldini, që e kishte takuar disa ditë më parë në Ibiza, për ti treguar projektin e kuqezinjve. Francezi i Real Madrid ka mbetur i joshur nga mundësia për të luajtur në Serie A e ka dhënë disponibilitetin e tij për tu transferuar në Milano. Hapi i ardhshëm është të gjendet akordi me merengues, të cilëve drejtori teknik kuqezi i ka propozuar një huazim dy vjecar me të drejtën e blerjes, që në Madrid e duan të detyruar.

Nga Franca vjen ndërkohë një lajm tjetëri rëndësishëm: drejtuesit milanistë kanë nisur menjëherë intersimin, duke bërë një sondazh me Lione për Nabil Fekir, algjeriani i natyralizuar francez me talent të madh e që vjen nga një sezon fantastik në Ligue 1. Fekir vlerësohet shumë nga OL, që nuk ka ndërmend ta lëshojë të lirë për më pak se 70 milionë euro, por ka një kontratë në skadencë në 2020, që mund të hapin skenarë të rinj. Objektivi i Maldini është të arrijë tek 40-45 milionë, gjithnjë me mundësinë të përdorë lojtarë në këmbim.

Në këtë mënyrë, pikërisht kjo formulë mund ta bëjë më pak në ngjitje rrugën për Lucas Torreira, objektivi numër një i Giampaolo për mesfushën. Si Theo Hernandez edhe Torreira i ka bërë të qartë Arsenal vullnetin për tu larguar nga Londra e për tu transferuar tek Milan, por ashtu si për francezin e Real, duhet gjetur akordi me Gunners e ndihma mund të vijë nga Kessie, që është futur në tratativë nga Milan.

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

92.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Si Trump po gjallëron pa dashje demokracinë në Shqipëri

Pas një viti, kur analistët vajtonin shkallën në të cilën Donald Trump i kishte inkurajuar autokratët e botës, situata politike mund të ketë filluar të ndryshojë. Jo vetëm që Trump është thellësisht jopopullor në nivel global, por çdo qeveri që futet në shtrat me të, po ofron prova të korrupsionit të vet.

23:57 Jan-Werner Muelle

Me sytë katër

PAPARAZZI