Flash

"Ëndërrat janë vështirë të realizohen": agjenti i Lukaku frikëson Inter

Lapsi.al 25 June 2019
"Ëndërrat janë vështirë të realizohen":

Inter shton përpjekjet për Romelu Lukaku. Drejtuesit zikaltër janë takuar gjatë ditës me Federico Pastorello, agjentin që kujdeset për interesat e sulmuesit të Manchester United. Në përfundim të takimit në selinë milaneze të Viale della Liberazione, menaxheri i lojtarit ka bërë qartësi duke shpjeguar se ekziston dëshira, por operacioni nuk është fare i thjeshtë: "Lukaku? Eshtë një ëndërr e si e tillë është e vështirë të arrihet, por asgjë nuk është e pamundur. Inter po provon seriozisht e ai ka shprehur dëshirën e tij. Të shëhim më pas".

26 vjecari belg ka vendosur të largohet nga Red Devils e ka treguar për SportMediaset, vlerësimin e tij për Antonio Conte. United vazhdon të mos ulë pretendimet e tij: dëshiron 75 milionë stërlina (84 milionë euro) e nuk pranon lojtarë në këmbim. Ndjesia është se tratativa do të kërkojë kohë të gjata.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI