Flash

Modeli “biskotë” edhe në Euro U-21: Italia jashtë Di Biagio jep dorëheqjen

Lapsi.al 25 June 2019
Modeli “biskotë” edhe në Euro U-21: Italia jashtë Di

Nuk është hera e parë e nuk do të jetë as e fundit, por është një situatë e shëmtuar, që sheh edhe një herë Italinë të bëhet viktime e “biskotës” së famshme. Ashtu si ndodhi me 2-2 mes Danimarkës e Suedisë, edhe Franca e Rumania vendosën të mos i bënin keq njëra tjetrës. Ankthi i barazimit mes Francës dhe Rumanisë, së cilës i frikësohej në prag Italia e Xhixhi Di Biaxhios, u kthye në realitet. Një barazim me rrjeta të paprekura në Cesena, nxjerr jashtë kombëtaren e Di Biaggio ashtu si Danimarka dhe Suedia, flakën Kombëtaren e Trapatonit në EURO 2004 në Portugali.

Një pikë për rumunët e francezët që dënojnë të rinjtë e kaltër, duke kualifikuar komplotistët në gjysmëfinale. Për t’u kualifikuar Italia e 21 vjeçarëve e Di Biagio duhet të shpresonte në fakt që Francë – Rumani të mos përfundonte në barazim (rezultat shumë i mundur që nga fillimi sepse skuadrat në kuotën e 7 pikëve do të ishin të kualifikuara…). Por në fund një barazim dhe vendimi i teknikut për të dhënë dorëheqjen, pa kërkuar asnjë alibi: “Do të thosha se është bërë një punë e mirë: kemi përmirësuar shumë lojtarë, u treguam kompetitivë me shumë skuadra të forta, shumë lojtarë shkuan në kombëtaren A. Pastaj është pjesa e dhimbshme, sepse rezultati nuk ishte pozitiv për ne, por nuk është një dështim për mua. Nga tani nuk do të jem më trajneri i Under 21. Faji është vetëm i yni, pa kërkuar alibi. Përgjegjësi kryesor jam unë".

U kuptua shpejt, në fakt, që të dy skuadrat nuk kishin asnjë qëllim të fitonin, duke mbyllur një ndeshje nën ritëm dhe të mërzitshme, që dënoi Italinë e Chiesa, Kean e Barella, që shkon në të shtëpi më përpara se sa parashikohej. Një lamtumirë nga Evropiani plot me pengje duke para se si kishte nisur me fitoren e bukur ndaj Spanjës, por dukshëm e kompromentuar me humbjen e shëmtuar, pavarësisht se minimale, me një Poloni që nuk ishte krejtësisht e pamposhtur.

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

92.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI