Flash

Roma prezanton "Zorro", është dita e Fonseca: "Me idetë e mia, do bëjmë gjëra të mëdha"

Lapsi.al 24 June 2019
Roma prezanton "Zorro", është dita e Fonseca: "Me

Paulo Fonseca ka mbërritur në Romë për të nisur aventurën e re në krye të skuadrës verdhekuqe. Një nisje e trazuar nga lamtumirat e De Rossi e Totti e cështjet që lidhen me shoqërinë, por tekniku portugez nuk e ka humbur entuziazmin: "Është një sfidë e madhe, mendoj se mund të bëjmë gjëra të mëdha - ka thënë në intervistën e tij të parë si romanist -.Kur Roma më thërriti nuk e mendova dy herë. Me idetë e mua dua të bëj dicka speciale".

Dita e parë në kryeqytet për ish-teknikun e Shakhtar ka kaluar me shpejtësi, me Fonseca që ka patur mundësinë të vizitojë qendrën sportive në Trigoria: "Impresionet e para janë pozitive, kam folur me presidentin e ndjeva besimin e tij, mendoj se ishte një takim frytdhënës. Jam i bindur se të gjithë së bashku mund të bëjmë gjëra të mëdha e dua të ndërtoj dicka speciale duke cuar përpara idetë e mia".

Në krye të Roma, Fonseca do të sjellë gjithë eksperiencën europiane me Shakhtar: "Ishte një eksperiencë e bukur e kjo tani do të jetë dicka ndryshe - ka thënë ai për Roma Tv -. Jam gati të punoj, duke besuar në eksperiencën që mora në Ukrainë ku fitova shumë. Shpresoj të përjetoj një atmosferë të bukur në stadium, kemi nevojë për tifozët tanë e jam i sigurtë që do të jenë gjithnjë nga ana jonë".

Mbi mentalitetin në fushë e në merkato, Fonseca ka dribluar me elegancë cështjen: "Dua sigurisht një skuadër kurajoze e që nuk ka probleme të konfrontohet me të tjerët, të mëdha apo të vogla. Nuk do të jetë e lehtë të aplikojmë lojën tonë, por besoj shumë tek kualiteti. Duam të ndërtojmë një skuadër që ti bëjë krenarë tifozët".

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI