Flash

NBA/ Vendos me zemër dhe për para: 221 milionë dollarë bindin Kemba Walker të rinovojë me Charlotte

Lapsi.al 24 June 2019
NBA/ Vendos me zemër dhe për para: 221 milionë dollarë

Në renditjen e lojtarëve me parametër zero këtë verë, ndër më të kërkuarit është Kemba Walker, madje është edhe përpara Klay Thompson dhe Jimmy Butler, Kevin Durant dhe Kyrie Irving. Me atë cfarë tregoi në sezonin e kaluar, Walker po kërkohet me insistim nga Los Angelos Lakers, që kërkojnë një yll të tretë që ti bashkohet dyshes Lebron James dhe Anthony Davis. Ai është shënuesi më i mirë në historinë e Charlotte Hornets me 12 mijë pikë deri tani në karriere, 3 herë i zgjedhur në All Star game.

Në 2011 u zgjodh lojtari më i mirë në Amerikë në rang universitetesh, por duket se në ofertat që kanë mbërritur për të, ka një korsi preferenciale… për Charlotte. Kur u pyet nëse do të pranonte një ulje page për të rinovuar me Charlotte ai u përgjigj pozitivisht, “sepse kështu do ta ndihmoj skuadrën të forcohet me yje të tjerë”. Charlotte nuk i jep pak, i ofron 221 milion dollarë për 5 vjet, ndërsa nëse shkon në një klub tjetër duhet të pranojë një kontratë 140 milionë për 4 vjet. Deri tani, në 8 vite karrierë në Nba ka fituar 58 milionë dollar, 10 në 4 vitet e para dhe 48 në 4 vitet pasardhëse.

Sipas statistikave, vitin e kaluar, kishte 113 lojtarë në Nba më të paguar se ai, 45 prej të cilëve në rolin e tij si organizator dhe 5 prej tyre në skuadrën e Charlotte ku është një lider i padiskutueshëm. Në 8 vjet ka arritur 2 herë në playoff dhe tani 29 vjec ka ambicje të mëdha për të fituar, por kërkon të jetë edhe besnik ndaj klubit që e rriti.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI