Flash

10 shtete për një Botëror futbolli: juglindja e Azisë kandidon për turneun e 2034

Lapsi.al 24 June 2019
10 shtete për një Botëror futbolli: juglindja e Azisë

Bashkëpunimi duket se është kthyer në strategji fituese për të marrë të drejtën e organizimit të një eventi madhështor si Botërori i futbollit. Juglindja aziatike kandidon për të organizuar turneun e vitit 2034. Njoftimi është dhënë në Bangkok nga kryeministri i Tajlandës, Prajuth Shan-oshan, sipas të cilit kjo kandidaturë e shumëfishtë përbëhet nga plot dhjetë vende. Bëhet fjalë, përveç asaj të Tajlandës, edhe për Brunein, Kamboxhian, Singaporin, Filipinet, Indonezinë, Laosin, Malajzinë, Mianmarin dhe Vietnamin.

E gjitha kjo, sipas udhëheqësve të këtyre shteteve, do të ndihmonte këtë pjesë të planetit “për të pasur një integrim më të madh me pjesën tjetër të botës”. Kandidatura nga juglindja aziatike do të ketë në fakt një rival shumë të fortë për t’u mundur, Kinën, që kërkon në mënyrë absolute Botërorin e saj të parë. Do të jetë një kthim në Azi, sipas të gjitha mundësive, pas Botërorit të parë dimëror që do të luhet në Katar më 2022.

Përveç atyre kanë shprehur një interesim për organizimin Australia dhe Zelanda e Re, por dhe Zimbabve, Egjipti dhe Nigeria. Një punë e madhe skuadre është ajo që do ta shohim në veprim për aktivitetin e 2026-ës, kur do të luhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (10 qytete), Kanada (3) dhe Meksikë (3). Pikërisht në këtë edicion do të jetë për herë të parë shtimi i pjesëmarrësve, që do të kalojnë nga 32, në 48. Mbetet për t’u shënuar se, presidenti i Federatës Botërore të Futbollit (Fifa), Xhani Infantino, nuk e ka përjashtuar ende faktin që ky numër i shtuar mund të jetë që në Botërorin e Katarit.

Pikërisht për Botërorin e 2030-ës nuk mungojnë bashkëpunimet: mes kandidatëve janë në fakt Argjentina, Uruguaj, Paraguaj dhe Kili të gjithë së bashku, ashtu sikurse Rumania, Greqia, Bullgaria dhe Serbia, por edhe Maroku, Algjeria e Tuniza. Në pritje për t’u konfirmuar janë interesimet e Kinës, Britanisë së Madhe, si dhe dyshes Spanjë – Portugali.

Të këshilluara

CR7, relaks në Greqi me një super bakshish

Kur vjen puna tek relaksi, dihet, Cristiano Ronaldo nuk sheh kurrë për shpenzim. E kështu, pasi pagoi 8 mijë euro natën për vilën e tij luksoze në resort në Cos...

14:39

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI