Flash

"Allegri është ndjerë i tradhëtuar nga Juventus e Agnelli": ky është rrëfimi i mësuesit historik të livornezit

Lapsi.al 23 June 2019
"Allegri është ndjerë i tradhëtuar nga Juventus e

Një plagë ende e hapur. Kështu të paktën duket nga deklaratat e Giovanni Galeone, profesori futbollistik i Massimiliano Allegri, në lidhje me mbylljen e raportit mes teknikut livornez e Juventus, ekzaktësisht në 17 majin e kaluar. "U ndje i tradhëtuar, ndjen keqardhje në vecanti për Andrea Agnelli. Nuk e ka kaluar lamtumirën. E të mendosh se u bënë vite që i thosha të largohej", është rrëfimi i ish-teknikut 78 vjecar në transmetimin “Fatto Quotidiano”.

Allegri nuk e ka marrë mirë vendimin e klubit për të ndryshuar udhëheqje teknike pas 5 viteve suksese në Itali e 2 finaleve të Champions League, pavarësisht fjalëve të thëna në konferencën për shtyp të 18 majit së bashku me presidentin Agnelli ("Ishte momenti i duhur për tu ndarë, një vendim në interest ë të gjithëve").

Në pankinën bardhezi tani ulet Maurizio Sarri e mendimi i Galeone kunddrejt tij nuk është aspak i butë: "Bën pak rrëmujë, nuk është I përgatitur për disa situata; kur vitin e kaluar lexoja disa deklarata, mendoja nëse ishin të duhurat".

Të këshilluara

CR7, relaks në Greqi me një super bakshish

Kur vjen puna tek relaksi, dihet, Cristiano Ronaldo nuk sheh kurrë për shpenzim. E kështu, pasi pagoi 8 mijë euro natën për vilën e tij luksoze në resort në Cos...

14:39

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI