Flash

Në skuadër me të birin: Mario Basler kthehet të luajë në moshën 50 vjeçare

Lapsi.al 22 June 2019
Në skuadër me të birin: Mario Basler kthehet të luajë

Ka dicka që Mario Basler e ka mësuar gjatë karrierës: kurrë mos i lër të tjerët të vendosin kur do të mbyllen ndeshjet ose aventurat. Për këtë, në moshën 51 vjecare ka vendosur të kthehet të luajë. Do ta bëjë në kategorinë e tetë gjermane, me Tsg Eisenberg. Për klubin, me të cilin është teseruar edhe i biri Maurice, Mario do të jetë lojtar e këshilltar. Deri në 2018 kishte luajtur, edhe pse në mënyrë sporadike (5 prezenca e 1 gol) për TuS Rüssingen, në kategorinë e gjashtë.

Mario Basler kishte fituar titujt e gazetave në Gjermani vetëm një javë më parë, kur vendosi të hapte një Shisha-Bar në Renania. Super Mario, që mes të tjerave ka fituar dy kampionate me Bayern e Europianin me Gjermaninë në 1996, ka qenë gjithnjë një duhanxhi i thekur, aq sa njëherë tekniku Berti Vogts, justifikoi vonesën e tij me kombëtaren duke pranuar se "u nisëm me një fluturim për jo-duhanpirës. Nuk mund të vinte”. Një batutë por sinjifikative. Për këtë, vendimi i Basler për ta hapur një bar i ka befasuar të gjithë, por jo tronditur. Ndërsa ai për tu kthyer në fushë, në moshën 50 vjecare, i ka lënë të gjithë gojëhapur.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI